Komisioni Europian ka ndarë fonde të reja për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ndërsa Kosova sërish mbetet pas.
Në këtë raund shpërndarjesh, Shqipëria përfiton 99.3 milionë euro, Mali i Zi 8.1 milionë, dhe Maqedonia e Veriut 16 milionë. Fondet do të përdoren për zhvillim të infrastrukturës, energjisë së pastër dhe digjitalizimit — fusha që pritet të afrojnë këto shtete më shumë me standardet e Bashkimit Europian.
Kosova, megjithëse e përfshirë në planin katërvjeçar 2024–2027, nuk ka marrë ende asnjë cent. Arsyeja? Mungesa e institucioneve funksionale pas zgjedhjeve, që e pengon Brukselin të lëshojë mbi 880 milionë euro të planifikuara për vendin.
Ndërsa fqinjët avancojnë me projekte konkrete, Kosova rrezikon të humbasë ritmin e integrimit europian për shkak të ngecjeve të brendshme politike dhe administrative.
KAQPATA