Supermodelja Barbara Palvin ka habitur publikun pasi ka konfirmuar se do të ecë në Victoria’s Secret Fashion Show 2025 pavarësisht se ka këmbën e thyer.
Në një intervistë ekskluzive për Us Weekly, 32-vjeçarja tha: “Jam shumë nervoze, por nuk dua ta humbas këtë moment. Po, do të eci me këmbë të thyer – dhe me taka.”

Pavarësisht dhimbjeve, Palvin ka shfaqur humor, duke thënë me shaka: “Është stresuese, por i kam krahët engjëllorë, kështu që nëse ndodh ndonjë gjë, thjesht do të fluturoj.”
Modelja hungareze ka konfirmuar gjithashtu se këtë vit krahët e saj peshojnë vetëm një kilogram – ndryshe nga 40 kilogramët që mbante në shfaqjen e vitit të kaluar.
Përpara daljes në pasarelë, ajo ka ndarë edhe ritualin e saj përpara shfaqjes: “Konsumoj proteina, karbohidrate dhe pak yndyrë. Ata kanë edhe një stacion lëngjesh të freskëta që më ndihmon shumë.”
Kur u pyet për sekretin e bukurisë së saj, Palvin tha se gjithçka vjen nga këshilla e stërgjyshes: “Ajo më thoshte të pija qumësht për bukuri. Jam intolerante ndaj laktozës, por prapë e pi sepse ajo e besonte. Dhe duket se po funksionon.”
Palvin është e martuar me aktorin Dylan Sprouse që nga viti 2023. Ata e festuan dyvjetorin e martesës me një udhëtim romantik në Redwood National Park, duke e quajtur përvojën “të mrekullueshme dhe paqësore”.

Shfaqja e madhe e Victoria’s Secret Fashion Show 2025 transmetohet më 15 tetor në YouTube, Prime Video, Amazon Live, Instagram dhe TikTok.
KAQPATA