Fejesa e Princ Lekës me Blerta Celibashin në jug të Shqipërisë ka tërhequr vëmendje të madhe, jo vetëm për ceremoninë luksoze, por edhe për unazën e fejesës.
Sipas Hello Magazine, unaza me diamant mund të ketë kushtuar rreth 140,000 euro. Ekspertët e bizhuterive e vlerësuan gurin dhe punimin si shumë të vlefshëm, si financiarisht ashtu edhe sentimental.
Eksperti Nilesh Rakholia tha se për një diamant qendror me 2-3 karat, me qartësi dhe ngjyrë të shkëlqyer, vlera mund të arrijë midis 100,000 dhe 150,000 dollarë.
Ky detaj i veçantë ka shtuar kuriozitetin e mediave dhe publikun për ceremoninë luksoze të çiftit mbretëror shqiptar.
KAQPATA