Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka bërë të ditur se partia e saj është e gatshme të ulet në bisedime për formimin e Qeverisë, nëse merr ftesë nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kushti kryesor i Nismës është që pozita e Kryetarit të Kuvendit të mos mbahet nga Dimal Basha, për shkak të raporteve të publikuara lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Izmaku theksoi se figura e duhur për këtë pozicion është Fatmir Limaj, i cili sipas saj mund të sjellë unifikim dhe stabilitet në skenën politike të përçarë.
Deputetja gjithashtu bëri thirrje Vetëvendosjes që të ulin egon e tyre dhe të fokusohen në interesin e vendit, duke mos lejuar që ambiciet personale të pengojnë procesin politik.
Nisma thekson se është e gatshme të përkrahë procesin politik dhe të kontribuojë në krijimin e institucioneve të reja, pavarësisht zhvillimeve të tjera në tavolinën e bisedimeve.
KAQPATA