Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur të vazhdojnë paraburgimin e ish-presidentit Hashim Thaçi për dy muaj të tjerë. Ai akuzohet bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Trupi gjykues arsyetoi vendimin duke thënë se ekziston rreziku që Thaçi të pengojë procedurat ose të ndikojë tek dëshmitarët, ndërkohë që asnjë masë alternative nuk mund të ulë mjaftueshëm këto rreziqe.
Vendimi u mor më 10 tetor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, raporton “Betimi për Drejtësi”.
KAQPATA