Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.
Ajo tha se diskutuan për rolin e Kosovës në këtë Asamble dhe për avancimin e statusit të saj në anëtare të asociuar, duke e cilësuar këtë si hap të rëndësishëm drejt integrimit euroatlantik.
Osmani theksoi se anëtarësimi në NATO mbetet prioritet i politikës së jashtme dhe çështje e rëndësishme për sigurinë kombëtare.
KAQPATA