Festat për fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë nuk kaluan pa incidente në kryeqytet. Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka shtënë me armë zjarri në sheshin “Rexhep Luci”, menjëherë pas golit të Rey Manajt që i dha fitoren Kombëtares Kuqezi.
Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, konfirmoi se njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë ndaluar të dyshuarin në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën Rexhep Luci. Njësitet kanë dalë menjëherë në vend dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Lidhur me rastin nuk ka persona të lënduar,” tha Pllana.
Rasti është nën hetim, ndërsa Policia ka apeluar te qytetarët që gëzimin ta shprehin në mënyrë të sigurt dhe pa rrezikuar jetën e të tjerëve.
KAQPATA