Pas triumfit të Shqipërisë në Leskovc ndaj Serbisë, atmosfera në Lipjan ka shpërthyer në festë. Qindra qytetarë kanë dalë në rrugë me flamuj kuqezi, këngë patriotike dhe fishekzjarre, duke shënuar një nga netët më emocionuese të këtij viti.

Të rinj e të moshuar janë bashkuar në qendër të qytetit për të festuar golin e Rey Manajt dhe fitoren që ka ndezur krenarinë kombëtare në çdo cep të vendit. Automjetet qarkullonin me flamuj, ndërsa rrugët e Lipjanit jehonin nga thirrjet “Shqipëria”.

Kjo fitore është parë si më shumë se një sukses sportiv, një moment bashkimi për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.


KAQPATA