Kombëtarja e Shqipërisë ka shkruar histori në Leskovc, duke mposhtur Serbinë me rezultat minimal 0:1 në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi Rey Manaj, i cili realizoi një gol spektakolar në minutat shtesë të pjesës së parë.
Pas golit, Manaj festoi me simbolin e shqiponjës, gjë që solli reagime të ashpra nga tifozët serbë dhe i kushtoi kartonin e verdhë. Në shkallët e stadiumit u dëgjuan thirrje fyese dhe nacionaliste, përfshirë ato “Vrite shqiptarin” dhe “Kosova është Serbi”, për të cilat pritet që Federata Serbe e Futbollit të marrë ndëshkim nga UEFA.
Pavarësisht atmosferës armiqësore, kuqezinjtë treguan karakter dhe disiplinë të lartë, duke siguruar një fitore të madhe që i afron më shumë me ëndrrën e kualifikimit historik në Kampionatin Botëror.
Pas kësaj fitoreje, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë të grupit me 11 pikë, katër më shumë se Serbia që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
KAQPATA