Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona, pesë gra dhe dy burra, shtetas të Shqipërisë, në një shtëpi në fshatin Shtedim të Podujevës, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të paligjshme me substanca narkotike.
Sipas policisë, aksioni është zhvilluar sot rreth orës 12:00 nga njësitë e hetimeve të Stacionit Policor në Podujevë, në koordinim me prokurorin e shtetit. Operacioni u bazua në informata operative që çuan në identifikimin e një lokacioni ku dyshohej për kultivim dhe përpunim të narkotikëve.
Gjatë kontrollit, hetuesit kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike dhe pajisje të përshtatura për tharjen e bimëve. Në aksion morën pjesë edhe njësitë intervenuese dhe njësiti antidrogë, të cilët po vazhdojnë me veprimet hetimore.
Rasti është në koordinim me prokurorinë kompetente dhe hetimet po vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat.
KAQPATA