Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Lipjanit, Imli Ahmeti, ka shprehur sot falënderimet e tij të përzemërta për qytetarët dhe mërgimtarët që morën pjesë në procesin zgjedhor.
Ahmeti vlerësoi pjesëmarrjen aktive të qytetarëve që pi vinn fizikisht për të votuar, si dhe të mërgimtarëve që kontribuan duke ushtruar të drejtën e tyre nga jashtë. Ai i ftoi të gjithë që të vazhdojnë të jenë pjesë e këtij procesi demokratik dhe të kontribuojnë për të ardhmen e Lipjanit.
“Faleminderit qytetarëve dhe mërgimtarëve që besuan dhe dhanë kontributin e tyre për zgjedhjet. Çdo votë ka rëndësi, dhe pjesëmarrja juaj tregon angazhimin për një Lipjan më të mirë,” u shpreh Ahmeti nga selia e LDK-së në Lipjan.
Ai theksoi se mbështetja e qytetarëve është një motiv shtesë për të punuar më shumë në realizimin e projekteve dhe programit që ka për komunën, duke u fokusuar në zhvillim, transparencë dhe përfshirje të të gjithëve.
Ahmeti fton qytetarët që te dalin masovikisht në zgjedhjet e 12 tätort.
KAQPATA