Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka paralajmëruar një tur të gjerë takimesh në ditën e fundit të fushatës zgjedhore. Ai, së bashku me ekipin e kandidatëve për Asamblenë Komunale, do të vizitojë të gjitha lagjet dhe fshatrat e kryeqytetit për t’u takuar drejtpërdrejt me qytetarët.
Ismaili tha se Prishtina ndodhet në një moment vendimtar dhe bëri thirrje që qytetarët të dalin në votime më 12 tetor për të votuar për ndryshim dhe shpresë.
“Votoni për jetë më të mirë në çdo lagje, votoni për Prishtinën funksionale që i shërben të gjithëve. Do të jetë nderi i jetës sime të punoj për qytetin tim,” deklaroi Ismaili.
Fushata e tij është fokusuar në përmirësimin e shërbimeve publike, urbanizimin e qëndrueshëm dhe krijimin e një administrate efikase që, sipas tij, i jep fund neglizhencës ndaj qytetarëve të Prishtinës.
KAQPATA