Pas përfundimit të kontratës me Real Madridin këtë verë, Lucas Vazquez ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Bundesligë, duke iu bashkuar Bayer Leverkusenit.
Ish-anësori i “Los Blancos” tregoi se kishte disa oferta nga ekipe të tjera, por nuk kishte dëshirë të qëndronte më në futbollin spanjoll. Vazquez e konsideron këtë hap si mundësinë ideale për të sjellë përvojën dhe mentalitetin fitues te skuadra gjermane.
“Kam shumë të qarta idetë për të vazhduar karrierën time dhe nuk mendoj se do të rikthehem në Spanjë,” tha 32-vjeçari.
Gjatë një dekade me Real Madridin, Vazquez fitoi gjithçka në nivel klubesh, përfshirë tre tituj të Ligës së Kampionëve. Tani ai synon të luajë një rol kyç te Leverkuseni dhe të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave ambicioze.
KAQPATA