Departamenti i Thesarit i SHBA-së vendosi të blejë peso me vlerë 20 miliardë dollarë (rreth 17.28 miliardë euro) për të ndihmuar Argjentinën të stabilizojë tregjet, ndërsa vendi përballet me mungesë rezervash valutore.
Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, siguroi se SHBA është e gatshme të ndërmarrë çdo masë të jashtëzakonshme për të ruajtur stabilitetin ekonomik. Presidenti argjentinas Javier Milei e falënderoi publikisht për mbështetjen dhe e konsideroi këtë hap si një ndihmë të rëndësishme në përballjen me sfidat e vendit.
Veprimi shkaktoi kritika nga disa ligjvënës dhe fermerë amerikanë, të cilët e shohin si konkurrencë për prodhuesit vendas. Ndërkohë, Milei përgatitet për zgjedhjet e mesit të mandatit më 26 tetor, ku rezultatet mund të ndikojnë në fatin e politikave të tij të tregut të lirë.
KAQPATA