Gjiganti i transmetimit Netflix humbi 25 miliardë dollarë (rreth 21.5 miliardë euro) pasi Elon Musk i bëri thirrje publikut të anulojë abonimet për shkak të serialit për fëmijë “Dead End: Paranormal Park” dhe personazhit të tij transgjinor.
Musk ndau më shumë se 20 thirrje për anulimin e Netflix, duke përfshirë edhe anulimin e abonimit të tij personal dhe postime në rrjetin X, duke kërkuar që të gjithë ta ndjekin shembullin e tij. Ai kritikoi gjithashtu përmbajtjet transgjinore në shfaqje të tjera për fëmijë si “CoComelon” dhe “The Baby-Sitters Club”.
Seriali “Dead End: Paranormal Park” u anulua nga Netflix pas dy sezonesh dhe nuk po promovohet më. Thirrjet e Musk sollën një valë reagimesh në mediat sociale, me përdorues që postonin pamje të ekranit të abonimeve të tyre të anuluara.
KAQPATA