Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot ndaj Sllovenisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Ndeshja e tretë e Grupit B zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Skuadra e drejtuar nga Franco Foda vjen pas një fitoreje të madhe ndaj Suedisë dhe synon të sigurojë tri pikët e radhës. Kosova ka treguar formë pozitive, me tri fitore në pesë ndeshjet e fundit, përveç humbjes nga Zvicra. Në 10 ndeshjet e fundit, Dardanët kanë regjistruar tetë fitore dhe dy humbje.
Nga ana tjetër, Sllovenia ka pasur një humbje nga Zvicra, por gjithashtu ka treguar rezultate të mira, me katër fitore, tri barazime dhe tri humbje në 10 ndeshjet e fundit.
Vlera e skuadrës së Kosovës është 108 milionë euro, ndërsa ajo e Sllovenisë është 162.7 milionë euro. Diferenca kryesore vjen nga lojtari më i vlefshëm, Benjamin Sesko i Manchester Unitedit (70 milionë euro), krahasuar me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova të Juventusit (25 milionë euro).
Lojtarët kyç të Kosovës përfshijnë Albian Hajdarin, Leon Avdullahun, Fisnik Asllanin dhe Albion Rrahmanin. Tek Sllovenia, pas Seskos renditen Jan Oblak, Jaka Bijol, Sandi Lovrit dhe Timi Max Elsnik.
Kjo ndeshje konsiderohet vendimtare për renditjen në Grupin B, ndërsa Dardanët synojnë të vazhdojnë ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës.
KAQPATA