Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Dragashit, ku një grua ka humbur jetën pas shpërthimit të një bombole gazi brenda shtëpisë së saj.
Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur në dhomën ku viktima po qëndronte, ndërsa shpërthimi ka qenë fatal. Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj në vend.
“Raportohet se viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në dhomën e shtëpisë ku kishte qenë duke qëndruar. Lidhur me rastin është informuar prokurori, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të kësaj tragjedie.
KAQPATA