PRIZREN, KOSOVO - JANUARY 27: Solar panel covered roof of a shopping mall producing 1 megawatts of electricity for its 120 shops on January 27, 2024 in Prizren, Kosovo. Coal reliant Kosovo with foreign investments is going through a transformation of its energy needs. (Photo by Ferdi Limani/Getty Images)
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut ka dhënë licencat e para për sistemet e baterive që do të shërbejnë për ruajtjen e energjisë elektrike nga burime ripërtëritëse. Licencat janë dhënë për kompaninë “Energo Solar Sistemi”, e cila do të operojë me dy sisteme me fuqi të përgjithshme prej 2600 kilovatësh.
Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt tranzicionit energjetik në vend. Ai theksoi se përdorimi i baterive do të ndihmojë në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji dhe do të ulë shpenzimet e përgjithshme të sistemit.
Sipas Bislimovskit, deponimi i energjisë në periudha me tepricë dhe përdorimi i saj kur kërkesa rritet, do të ndihmojë në krijimin e një tregu më efikas dhe më të qëndrueshëm energjetik.
Në Ligjin për Energjetikë janë përcaktuar qartë kushtet dhe procedurat për marrjen e licencës për sisteme të tilla të ruajtjes së energjisë.
KAQPATA