Giovanni Paramithiotti, i njohur edhe si Gjon Paramithioti, ishte një shqiptar nga Çamëria që themeloi klubin e futbollit Inter dhe shërbeu si presidenti i tij i parë. Ekipi i njohur i futbollit, Inter Milan, u themelua më 9 mars 1908 me emrin “Internacional Milano”.
Paramithiotti ka lindur në Venedik dhe informacionet për jetën e tij janë të pakta, por dihet se ai ndërroi jetë në vitin 1936 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të huajt e konsideronin atë hebre, grek apo venedikas, por asnjë gjë nuk mund të fshihte mbiemrin e tij të trashëguar nga origjina familjare në Paramithia të Çamërisë.

Paramithia nuk ka pasur kurrë banorë vendas grekë, venedikas apo hebrenj. Të huajt e fundit erdhën aty vetëm në mesin e shekullit të 19-të, si shërbëtorë ose tregtarë të vegjël, ndërsa familjet e mëdha shqiptare, përfshirë Paramithiotët, u larguan fillimisht për shkak të presioneve të qeverisë osmane dhe më pas nga gjenocidi grek.
Shumë figura të njohura kanë dalë nga familja Paramithioti. Së bashku me familje të tjera shqiptare, ata dhanë një kontribut të rëndësishëm në krijimin dhe forcimin e shtetit grek në shekullin e 19-të. Familja Paramithioti, bashkë me disa familje të tjera shqiptare, një bankier zviceran dhe vëllezërit Rothschild, themeluan në vitin 1841 Bankën Kombëtare të Mbretërisë së Greqisë.
Në foton historike më poshtë, Giovanni Paramithiotti shfaqet i pari nga e majta, duke dëshmuar rolin e tij kryesor në themelimin e Inter Milanit.
KAQPATA