Reperi i njohur Noizy ka ndezur rrjetet sociale pas një postimi ku shfaqet në përkrahje të Ramiz Lladrovcit, kryetarit të komunës së Drenasit dhe ish-mikut të afërt të reperit Don Xhoni. Ky aktivitet shënon përmbylljen e fushatës së Lladrovcit në Drenas, ku Noizy ka dhënë mbështetje publike duke e cilësuar Lladrovcin “7 herë kampion i Kosovës” dhe duke premtuar të flasë “me gjuhën e kampionit”.
Ky veprim ka tërhequr vëmendjen pasi marrëdhëniet mes Don Xhonit dhe Ramiz Lladrovcit janë prishur prej kohësh, ndërsa rivaliteti mes Noizy-t dhe Don Xhonit në skenën e muzikës hip-hop shqiptare është i njohur dhe shpeshherë i tensionuar.
Tani, mbështetja e Noizy-t për ish-mikun e Don Xhonit shihet si një lëvizje simbolike, që jo vetëm e thellon rivalitetin mes dy reperëve, por gjithashtu ka nxitur reagime të shumta nga fansat, disa duke e konsideruar si strategji, e të tjerë si provokim të qëllimshëm.
Gara për dominim në muzikën shqiptare vazhdon, dhe mbështetja e Noizy-t për Lladrovcin shton një dimension të ri për këtë rivalitet.

KAQPATA