Këngëtarja e njohur serbe Anđela Ignjatović, e njohur me emrin artistik Breskvica, nuk është lejuar të hyjë në Kosovë, duke i pamundësuar mbajtjen e koncertit të parashikuar në Mitrovicë mbrëmjen e sotme.
Sipas raportimeve, organizimi i koncertit ishte financuar nga Milan Radojiçiq, në koordinim me Listën Serbe. Forcat e Policisë së Kosovës monitoruan situatën dhe ndaluan kalimin e artistes përtej kufirit.
Breskvica është një nga emrat më të komentuar në skenën muzikore serbe, dhe ky incident ka tërhequr vëmendjen e mediave në rajon.

KAQPATA