Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, duke përmbyllur përgatitjet para sfidës ndaj Serbisë.
Seanca u fokusua në aspektin fizik, ushtrimet me top dhe provat taktike të skemave që do të përdoren në ndeshjen e rëndësishme. Lojtarët gjithashtu kanë testuar goditjet në portë dhe situatat standarde.
Skuadra kuqezi do të udhëtojë nesër drejt Nishit, ku në orën 16:30 do të mbahet konferenca për shtyp me trajnerin dhe një prej futbollistëve, në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac. Pas konferencës, në orën 17:30, do të zhvillohet seanca e fundit stërvitore në terren.
Kombëtarja synon të marrë rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme të kualifikimeve.
KAQPATA