“President Donald J. Trump for Time Magazine in 2019” by Pari Dukovic, inkjet print, June 17, 2019 (printed 2020). National Portrait Gallery, Smithsonian Institution. Copyright 2019 Pari Dukovic. President Donald J. Trump for Time Magazine in 2019
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se ekzistojnë “gjasa reale” për të arritur një marrëveshje paqeje në Gazë. Ai u shpreh pas bisedimeve indirekte mes negociatorëve të Izraelit dhe Hamasit, në përvjetorin e dytë të konfliktit.
Trump tha se Shtëpia e Bardhë dhe të dërguarit e tij, përfshirë Jared Kushner dhe Steve Witkoff, janë të angazhuar për një armëpushim, lirimin e pengjeve dhe çarmatimin e Hamasit. Ai shtoi se SHBA do të bëjë gjithçka për t’i siguruar respektimin e marrëveshjes nga të gjitha palët.
Konflikti në Gazë nisi më 7 tetor 2023, duke shkaktuar më shumë se 67,000 viktima palestineze dhe rreth 1,200 viktima izraelite, sipas burimeve zyrtare.
KAQPATA