Passengers and airport employees at the check-in desks in the check-in hall 2 at Zurich Airport, pictured in Kloten, Switzerland, on July 31, 2014. (KEYSTONE/Christian Beutler)
Në Aeroportin e Cyrihut, gjatë vitit 2024, pasagjerët janë detyruar të dorëzojnë rreth 180,000 sende që konsiderohen të rrezikshme për sigurinë e fluturimit.
Nga ky numër, 40,000 sende janë marrë nga bagazhet e dorës, ndërsa 140,000 të tjera nga bagazhet që dorëzohen për check-in. Artikujt më të shpeshtë që konfiskohen janë çakmakët, bateritë dhe bateritë portative (power bank), fishekzjarret, pajisjet ndezëse dhe karikatorët e gazit.
Rritja e sendeve të konfiskuara lidhet me përdorimin në rritje të pajisjeve pa tela, si scooter-ët elektrikë dhe karrocat elektronike për fëmijë, si dhe mungesën e njohurive të pasagjerëve për rregullat e aeroportit.
Sendet e dorëzuara ruhen nga policia; objektet me vlerë të ulët shkatërrohen, ndërsa sendet më të vlefshme mbahen për 30 ditë, në mënyrë që të mund të merren pas pagesës së një takse.
Ky proces synon të rrisë sigurinë dhe të parandalojë incidentet gjatë fluturimeve.
Burimi: Albinfo.ch
KAQPATA