Një stuhi e fortë dëbore në anën lindore të malit Everest ka bllokuar rreth 1,000 persona në kampe të largëta, sipas raporteve të mediave shtetërore kineze.
Qindra fshatarë vendas dhe ekipe shpëtimi po punojnë për pastrimin e borës dhe sigurimin e rrugëve, ndërsa disa turistë janë shpëtuar tashmë. Reshjet e dendura të dëborës filluan të premten dhe janë intensifikuar në shpatet lindore të malit, në një zonë që ndodhet mbi 4,900 metra lartësi.
Ekipi i Shpëtimit Blue Sky raportoi se disa tendat janë shembur dhe disa alpinistë vuajnë nga hipotermia. Për sigurinë e turistëve, kompania e turizmit të Qarkut Tingri ka pezulluar hyrjet dhe shitjen e biletave në Zonën Pamjeje të Everestit.
Ngjarja vjen në një periudhë të motit ekstrem në rajon, pasi Nepali fqinj është goditur nga reshje të rrëmbyeshme shiu që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 47 personave. Në Kinë, tajfuni Matmo ka detyruar evakuimin e rreth 150,000 banorëve.
Mali Everest mbetet maja më e lartë në botë me 8,849 metra, por ngjitja në të konsiderohet shumë e rrezikshme dhe shpesh e shoqëruar me incidente fatale, si dhe shqetësime për mbipopullim dhe ndikim mjedisor.
KAQPATA