Një person është arrestuar në Suharekë, pasi policia ka zbuluar se ai kishte fshehur një sasi të drogës në një kavanoz me ajvar për ta kamufluar.
Sipas raportit të policisë, njësitet relevante kanë gjetur dhe konfiskuar 56.52 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të vendosur brenda një qeseje plastike në kavanozin e mbushur me lëng (ajvar apo sos domatesh).
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar edhe një telefon celular të të dyshuarit. Me vendim të prokurorit të rastit, pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.
KAQPATA