Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici zhdukjen e bashkëshortit të saj, i cili është larguar nga banesa dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Sipas raportit të policisë, rasti është regjistruar më 2 tetor 2025, rreth orës 19:40, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.
“Më 04.10.2025 ankuesja f/k ka raportuar se burri i saj m/k është larguar nga banesa dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit dhe hetimet janë në vazhdim,” thuhet në njoftim.
Policia po punon për gjetjen e personit të zhdukur dhe ndriçimin e plotë të rastit.
KAQPATA