
Adrian Bajrami ka marrë ftesën e parë për Kombëtaren e Zvicrës, duke shënuar një moment të veçantë në karrierën e tij. “Telefoni im po vlon nga mesazhet e urimeve nga familja dhe miqtë, jam shumë i lumtur”, tha mbrojtësi për Blick, disa orë pas publikimit të listës nga trajneri Murat Yakin.
Bajrami, i cili këtë verë iu bashkua Luzernit pas shtatë vitesh në akademinë e Benfikës, tashmë është pjesë e skuadrës për kualifikimet e Botërorit. Ai pranoi se nuk i njeh ende të gjithë shokët e rinj të ekipit, por veçoi se mezi pret të takohet me kapitenin Granit Xhaka, të cilin e cilësoi si model për çdo futbollist të ri.
Mbrojtësi 22-vjeçar më herët kishte përfaqësuar Shqipërinë në disa ndeshje miqësore, por vendosi të rikthehet te Zvicra. “Kam lindur dhe jam rritur këtu, ky është atdheu im. Por rrënjët e mia shqiptare nuk mund t’i mohoj dhe jam shumë krenar për to”, theksoi ai.
KAQPATA