
Një banor i Istogut ka mbetur i bllokuar në bjeshkë së bashku me bagëtitë e tij, si pasojë e reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta që kanë përfshirë zonën.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se sapo janë njoftuar për rastin, janë ndërmarrë veprime të shpejta. Ekipet emergjente janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të ndihmuar qytetarin dhe për të siguruar që bagëtitë të mos rrezikohen.
Fillimi i tetorit ka sjellë mot të ftohtë dhe reshje bore në disa zona malore të vendit, duke vështirësuar qarkullimin dhe qasjen në bjeshkë.
KAQPATA