
Reshjet e para të borës që nisën mbrëmë kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në disa zona kufitare të vendit.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën Pejë–Kullë rruga është e mbuluar me borë të madhe dhe kalimi është i mundur vetëm për automjete të vogla, ndërsa për kamionë dhe autobusë është i pamundur.
Në pikën Prishtinë–Mutivodë, qarkullimi po zhvillohet me vështirësi, ndërsa në pikat tjera kufitare lëvizja e automjeteve është e rregullt dhe pa pengesa të mëdha.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes dhe të përdorin pajisjet dimërore për të shmangur rreziqet në komunikacion.
KAQPATA