
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 që zhvillohen këtë muaj. Në skuadër rikthehen Edon Zhegrova dhe Milot Rashica, ndërsa kapiteni Amir Rrahmani mungon.
Më 10 tetor, Kosova do të përballet me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa më 13 tetor do të luajë në udhëtim kundër Suedisë në Goteborg.
Kosova gjendet aktualisht në vendin e dytë të Grupit B me tre pikë, pas Zvicrës që kryeson me gjashtë. Suedia dhe Sllovenia kanë nga një pikë secila.
Në dy ndeshjet e para të këtij cikli, Kosova u mposht 4:0 nga Zvicra në Basel, ndërsa fitoi 2:0 ndaj Suedisë në Prishtinë.
Dy sfidat e fundit të Kosovës në këtë kualifikim do të luhen në nëntor: më 15 nëntor në udhëtim ndaj Sllovenisë dhe më 18 nëntor në Prishtinë kundër Zvicrës.
KAQPATA