
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga katër persona në kuadër të operacionit “Këmbimi”, pas dy ngjarjeve të ndara të shantazhit dhe heqjes së paligjshme të lirisë.
Në rastin e parë, një 18-vjeçar u kap duke marrë 5,000 euro nga një 21-vjeçar për të mos publikuar një video në rrjetet sociale. Bashkëpunëtori i tij, 20-vjeçar, është shpallur në kërkim. Policia sekuestronte shumën dhe tre celularë si prova materiale.
Në ngjarjen tjetër, dy persona, 30 dhe 21 vjeç, mbajtën me forcë një të mitur në automjetin e tyre, duke pretenduar se ai kishte vjedhur para. Automjeti u sekuestrua dhe materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës.
Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve.
KAQPATA