
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka bërë një reagim të fortë gjatë takimit joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në Kopenhagë, ku po mbahet edhe samiti i Komunitetit Politik Evropian.
Orban tha se disa propozime në tryezë synojnë financimin e Ukrainës dhe përshpejtimin e anëtarësimit të saj në BE, duke e cilësuar situatën si serioze dhe të rrezikshme për paqen. “Dëshirojnë të financojnë dërgesat e armëve. Kjo tregon qartë se ekipi nga Brukseli dëshiron luftë. Do të qëndroj fort me qëndrimin hungarez dhe do të kërkoj mbështetje për paqe”, tha ai.
Samiti i Kopenhagës, mikpritës i të cilit është kryeministrja daneze Mette Frederiksen, fokusohet në sigurinë e Evropës, kërcënimet hibride, migracionin dhe ndihmën për Ukrainën. Sipas raporteve, liderët e BE-së po diskutojnë përdorimin e pasurive të ngrira ruse për financimin e ndihmës ushtarake dhe procesin e anëtarësimit të Ukrainës.
Ndërkohë, Kosova është përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani.
KAQPATA