
Ndërmarrja “Trepça” Sh.A. ka marrë masa disiplinore ndaj disa prej udhëheqësve të Terminalit Doganor.
Me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv dhe pas analizës së një raporti zyrtar, katër persona janë larguar përkohësisht nga puna, pasi janë konstatuar shkelje të rënda të detyrave të tyre.
“Sipas vendimit të datës 01.10.2025, me numër protokolli 8133 dhe 8134, janë larguar përkohësisht nga puna udhëheqësit e Terminalit Doganor: B.N, M.TH, V.S dhe M.ZH. Ky vendim është marrë në bazë të raportit nr. prot: 6915 dhe pas analizës së tij, ku janë konstatuar shkelje të rënda të detyrave të punës të përcaktuara në Rregulloren për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale, nr. prot: 2906, datë 30.07.2020”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.
Më tej, “Trepça” Sh.A. ka theksuar përkushtimin e saj për respektimin e rregullave të brendshme, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet.
KAQPATA