
Një studim i ri i zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se pirja e kafesë lidhet me një rrezik më të ulët të prekjes nga sëmundjet e mëlçisë.
Sipas të dhënave, pirësit e kafesë kanë 21% më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje të mëlçisë dhe 49% më pak rrezik për vdekje nga sëmundja kronike e saj. Përfitimet janë më të theksuara tek ata që konsumojnë kafe të bluar, e cila përmban përbërës mbrojtës për shëndetin e mëlçisë.
Studiuesit besojnë se efektet pozitive lidhen me vetitë anti-inflamatore dhe anti-fibrotike të kafesë. Megjithatë, ata theksojnë se nevojiten kërkime të tjera për të kuptuar më qartë ndikimin e saj.
Ekspertët rekomandojnë një deri në dy filxhanë kafe të zezë në ditë, ndërsa personat me probleme gastrointestinale ose zemre duhet të konsultohen përpara se ta konsumojnë rregullisht.
KAQPATA