
Sulmuesi kosovar nga Vushtrria, Florent Hasani, po kalon një formë fantastike me skuadrën e Bolusporit në Ligën e Parë të Turqisë. Ai kryeson listën e golashënuesve me 7 gola në 8 ndeshje, duke ndikuar direkt në 8 pikët e skuadrës që renditet në vendin e 8-të.
Hasani ka 8 paraqitje me kombëtaren e Kosovës, me një gol të shënuar ndaj Gjibraltarit në një miqësore. Pjesëmarrja e tij e fundit me Kombëtaren ishte në mars 2021, në humbjen 3-1 ndaj Spanjës.
KAQPATA