
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka bërë të ditur vendimet e Bordit për fillimin e sezonit 2025/26, që këtë vit po ndikohet nga Zgjedhjet Komunale të 12 tetorit, pasi palestrat sportive janë marrë nga KQZ-ja.
Sipas vendimeve:
- Sezoni nis më 4 tetor për ProCredit Superligën dhe Superligën e Femrave, xhirot e tjera do të zhvillohen në vende alternative.
- Superkupa e Meshkujve për këtë edicion është anuluar, për të mos vonuar vijimin e ligës dhe për të ruajtur kalendarin e ndeshjeve.
- Procesi i licencimit të klubeve do të vijojë sipas rregullave, duke lehtësuar disa kritere për ekipet e Superligës Femrat dhe duke vendosur masa për mungesën e ekipeve të rinj.
- Shitja e biletave online do të nisë nga xhiroja e tetë (VIII) e ProCredit Superligës.
FBK gjithashtu do të mbulojë shpenzimet për ligat e kategorive të reja, duke përfshirë U10, U12, U14, U16 dhe U18, për një shumë totale prej 125,000 €.
KAQPATA