
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, po synon të ndryshojë mënyrën e vendimmarrjes për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke kërkuar mbështetjen e shteteve anëtare për të kaluar nga unanimeteti tek shumica e kualifikuar në hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim.
Ky ndryshim do të ndihmonte në përshpejtimin e negociatave për shtetet aspirante, si Ukraina, Moldavia dhe Maqedonia e Veriut, të cilat aktualisht bllokohen nga disa vende anëtare si Hungaria dhe Bullgaria.
Costa ka nisur një ofensivë diplomatike në kryeqendrat evropiane për të bindur liderët e BE-së dhe thekson se zgjerimi mbetet një prioritet gjeopolitik i rëndësishëm për unionin. Çështja do të diskutohet edhe në samitin joformal të Kopenhagës.
KAQPATA