
Trailer-i i filmit “One Battle After Another”, i regjisorit Paul Thomas Anderson dhe me protagonist Leonardo DiCaprio, ka shkëlqyer në performancën e parë në kinema.
Filmi fitoi 22.4 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë në SHBA, duke vendosur rekord për regjisorin dhe duke e bërë një nga filmat më të pritur të vitit. Në tregun ndërkombëtar, u siguruan edhe 26 milionë dollarë të tjerë, duke e çuar totalin botëror në 48.5 milionë dollarë.
Vlerësimet kritike kanë qenë pozitive: “A” nga CinemaScore dhe mirënjohje universale nga Metacritic, duke e renditur ndër filmat më të vlerësuar të dekadës. Megjithatë, buxheti i prodhimit ishte 130 milionë dollarë, ndërsa kostot e marketingut arritën në 70 milionë dollarë shtesë, prandaj filmi do të ketë nevojë për disa fundjava të tjera për të siguruar fitimin.
Kjo është performanca më e madhe komerciale e regjisorit Anderson, ndërsa filmi më fitimprurës i mëparshëm ishte drama “There Will Be Blood” e vitit 2007 me 40.2 milionë dollarë në SHBA. /KAQPATA/