
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas pezullimit të dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se Kurti po tenton të mashtrojë qytetarët duke i paraqitur si arsye të rreme për pezullimin e këtij procesi.
“Vendimi për të pezulluar dialogun strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës. Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë ose aktorë të jashtëm është i pasaktë dhe një përpjekje për t’u shmangur nga çështjet thelbësore”, ka theksuar ajo, duke cituar edhe qëndrimin e Departamentit të Shtetit amerikan.
Sipas Çitakut, Kurti po përdor “populizëm banal” për të manipuluar opinionin publik vetëm për një grusht votash, ndërsa po rrezikon marrëdhëniet me aleatin më të rëndësishëm të Kosovës – SHBA-të.
“Nga një ekskursion në SHBA, del e bën deklarata si analist mediokër dhe i papërgjegjshëm i politikës së jashtme amerikane, duke dëmtuar imazhin dhe interesin shtetëror të Kosovës”, ka përfunduar Çitaku.
KAQPATA