
Kārearea, shqiponja e Zelandës së Re, është shpallur fituese e garës tradicionale “Zogu i Vitit” në këtë vend. Me shpejtësi fluturimi mbi 200 kilometra në orë dhe aftësinë për të kapur pre e madje edhe zogj të tjerë, ky grabitqar i fuqishëm ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe jurisë.
Konkursi, i organizuar nga grupi ambientalist Forest & Bird, këtë vit mblodhi mbi 75 mijë votues – një numër rekord që tregon pasionin e madh të Zelandës së Re për shpendët e saj unikë. Në një vend ku mungojnë gjitarët tokësorë vendas, zogjtë janë bërë simbol kombëtar dhe pjesë e kulturës e identitetit të përditshëm.
“Pas gjithë humorit dhe fushatave kreative fshihet një mesazh i rëndësishëm: mbrojtja e specieve tona, nga më të rrezikuarat në botë,” deklaroi drejtoresha e Forest & Bird, Nicola Toki.
Shqiponja kārearea, e cila sot numëron vetëm 5 deri në 8 mijë ekzemplarë në Zelandën e Re, përballet me kërcënime si humbja e habitateve dhe rreziku i goditjes nga linjat elektrike. Pavarësisht kësaj, fitorja e saj shihet si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin mbi ruajtjen e kësaj specieje të rrallë.
KAQPATA