
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) ka njoftuar se nga data 1 tetor do të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal për qytetarët. Shërbimi do të ofrohet në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) që kanë njësi të vaksinimit, duke u mundësuar qytetarëve mbrojtje shtesë gjatë periudhës së rritjes së rasteve me grip.
Në njoftim theksohet se qytetarët duhet të kenë me vete letërnjoftimin, ndërsa për fëmijët e vegjël kërkohet certifikata e lindjes, me qëllim të regjistrimit të të dhënave në sistemin elektronik.
Vaksinimi kundër gripit sezonal konsiderohet një masë parandaluese e rëndësishme për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të ulur rastet e komplikimeve shëndetësore që mund të shfaqen sidomos tek grupet më të ndjeshme si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.
KAQPATA