
Pejë, 29 shtator 2025 – Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Pejë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur.
Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për qytetarin Beqir (Shaqir) Maloku, i lindur më 23 shkurt 1957, nga fshati Staradran – Istog.
Policia ka bërë të ditur se, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, është publikuar fotografia dhe të dhënat e personit me qëllim lokalizimin e tij.
“Kërkojmë nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka ndonjë informacion mbi vendndodhjen e personit të zhdukur të paraqitet menjëherë në Policinë e Kosovës ose në stacionin më të afërt policor,” thuhet në njoftimin zyrtar.
KAQPATA