
Reperi dhe kantautori i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, ka njoftuar fansat për një koncert të veçantë që do të mbahet në Prishtinë, më 4 dhjetor 2025. Spektakli i titulluar “MOTIV i jetës time” do të zhvillohet në Sallën 1 Tetori, e cila është zgjedhur pas vlerësimit të hapësirave që ofron qyteti dhe disponibilitetit të tyre.
Skënderaj ka treguar se Kosova dhe Prishtina kanë qenë një burim frymëzimi për të gjatë karrierës së tij 22-vjeçare, ndërsa dashuria dhe mbështetja e fansave kanë ndikuar thelbësisht në formimin e tij si artist dhe si njeri.
Koncerti premton të sjellë një natë të mbushur me muzikë, emocione dhe surpriza, me 30 instrumentistë, mbi 30 këngë, efekte speciale dhe shumë momente artistike që do të lënë mbresa tek të gjithë pjesëmarrësit.
Alban Skënderaj ka premtuar se për daljen e biletave dhe çdo detaj tjetër të lidhur me koncertin, fansat do të njoftohen në ditët në vazhdim.
KAQPATA