
Legjenda e muzikës country, Dolly Parton, ka njoftuar se koncertet e saj të planifikuara në Las Vegas janë shtyrë për në shtator 2026 për shkak të disa problemeve shëndetësore që kërkojnë procedura mjekësore.
Parton, 79 vjeç, përmes një mesazhi për fansat, tha se dëshiron të jetë në formën më të mirë për performancat e saj dhe se nuk bëhet fjalë për një vizitë të zakonshme te kirurgu, por për procedura të tjera që lidhen me shëndetin e saj. Kohët e fundit, artistja është përballur me probleme të shkaktuara nga një gur në veshka.
Pavarësisht vështirësive, Dolly Parton siguroi fansat se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga muzika. Biletat e blera do të vlejnë për datat e reja, ndërsa për ata që nuk mund të marrin pjesë do të ofrohen rimbursime.
Dolly Parton njihet për hite të mëdha si Jolene, I Will Always Love You, 9 to 5 dhe Coat of Many Colors.
KAQPATA