
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua të dielën në New York me kongresistin amerikan nga Partia Republikane, Mike Lawler, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.
Gjatë takimit, Lawler e informoi Kurtin për vendimin e tij për t’iu bashkuar Kaukusit për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan. Diskutimi u përqendrua te thellimi i partneritetit Kosovë-SHBA, bashkëpunimi ekonomik, investimet e huaja dhe shkëmbimet tregtare.
“Kurti e njoftoi kongresistin për zhvillimet e fundit në vend dhe progresin e arritur në ekonomi, demokraci, siguri dhe sundim të ligjit,” thuhet në njoftim. Po ashtu, u trajtua edhe rreziku i ndikimit rus në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor.
KAQPATA