
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se as deputeti Slavko Simiq dhe as kandidati për kryetar të Zubin Potokut, Millosh Peroviq, nuk janë nën hetime për sulmin terrorist në Banjskë.
Në përgjigje për KALLXO.com, Prokuroria sqaroi se të lartpërmendurit nuk janë të identifikuar si të dyshuar, ndërsa hetimet po zhvillohen në mënyrë profesionale, të mbështetura në prova dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.
“Prokuroria Speciale rithekson përkushtimin e saj për të garantuar një proces të drejtë dhe të ligjshëm, duke shmangur çdo formë keqinformimi apo supozimesh pa fakte të verifikuara”, thuhet në reagim.
Kujtojmë se tre ditë më parë u bënë dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, i udhëhequr nga Millan Radoiçiq, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
KAQPATA