
Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, ka deklaruar se kërcënimi nga dronët në hapësirën ajrore është “i lartë” dhe se Gjermania do të ndërmarrë masa shtesë për t’u mbrojtur.
Zyrtarët evropianë kanë ngritur alarmin pas incidenteve të fundit në Danimarkë, ku depërtimi i dronëve shkaktoi bllokime në trafikun ajror. Raportime të ngjashme janë duke u hetuar edhe në Gjermani.
“Është një kërcënim abstrakt, por shumë konkret në raste të caktuara”, tha Dobrindt për gazetarët në Berlin.
Mes masave të paralajmëruara është edhe shqyrtimi i ndryshimit të ligjit për sigurinë ajrore, në mënyrë që ushtria të ketë kompetencë për të rrëzuar dronë kur kërcënohet infrastruktura kritike ose tubimet masive të qytetarëve.
KAQPATA