Një aksident tragjik ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Bllagajë të komunës së Pejës, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetë
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se policia është njoftuar për një përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçiklisti, të cilët kishin marrë lëndime.
Njëri prej tyre s’ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
“Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Burimet e KAQPATA bëjnë me dije se viktima e këtij aksidenti është vëllai i Gjestit, E.K.
KAQPATA