
Gazetarët e mediave të United Group në Serbi, përfshirë N1, Nova S dhe Danas, ndihen gjithnjë e më shumë nën presion dhe pasiguri pas ndryshimeve të fundit në strukturën e pronësisë së kompanisë. Pas shitjes së operatorit kabllor SBB dhe të drejtave televizive sportive tek Telekomi shtetëror, lindin dyshime për një marrëveshje që synon heshtjen e mediave kritike ndaj qeverisë së Aleksandar Vuçiqit.
Ndërkohë që pronarët e rinj nuk kanë dhënë garanci për financim dhe liri editoriale, redaksitë paralajmërojnë se e ardhmja e informimit të pavarur është në rrezik. Kërkohet një mbështetje prej 12 milionë eurosh në vit vetëm për funksionimin e stacioneve televizive N1 dhe Nova S, ndërsa gazetat e vogla si Danas mund të mbijetojnë vetëm falë përvojës së mëparshme në kushte të vështira.
Situata ka shkaktuar frikë te punonjësit, që krahasojnë gjendjen aktuale me fundin e trazuar të Saigonit në vitin 1975. Përveç presionit nga regjimi i Vuçiqit, mediat e pavarura po përballen edhe me akuza nga Kremlini, që i lidh ato me “planifikimin e një Maidan-i” në Serbi.
Ekspertët e shohin këtë zhvillim si një hap drejt shuarjes së mediave të pavarura në Serbi, në një kohë kur protestat studentore dhe pakënaqësia popullore ndaj pushtetit po rriten.
KAQPATA